Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Mesazh ngushëllimi nga Guvernatori i BSH-së

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Mesazh ngushëllimi nga Guvernatori i BSH-së

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 16:01
Kasem Hysenbelliu

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të themeluesit dhe presidentit të TV Fax News, Kasem Hysenbelliu.

Sejko shprehet se Hysenbelliu ishte “një njeri i guximshëm e me inisiativa në jetën publike, duke u bërë model në fushën e medias, pa kompromise dhe luftëtar i fjalës së lirë”.

Mesazh nga Guvernatori Sejko!

“Shpreh hidhërimin dhe keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së mikut tonë Kasem Hysenbelli, i cili fitoi shumë beteja në jetë. Një njeri i guximshëm e me inisiativa në jetën publike, duke u bërë model në fushën e medias, pa kompromise dhe luftëtar i fjalës së lirë. Ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe, familjes, miqve dhe stafit të drejtuar nga z. Hysenbelli. U prehsh në paqe, miku im!”, thuhet në ngushëllimin e guvernatorit të BSH.

Kush ishte Kasem Hysenbelliu?

Kasem Hysenbelliu ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake Skënderbej, me rezultate të shkëlqyera.

Pasi përfundoi studimet e larta, Kasem Hysenbelliu punoi në profesionin për të cilin u diplomua me rezultate shumë të larta, duke shërbyer si pedagog, në edukimin e brezave të rinj të oficerëve ushtarakë, në shkollën e Bashkuar.

Me hapjen e kufijve, në vitet ’90 ashtu si shumë të tjerë, bashkë me familjen Z. Hysenbelliu emigroi në shtetin fqinj në Greqi.

Me rikthimin në atdhe në vitet 2003-2004, Kasem Hysenbelli drejtoi grupin mediatik “Panorama”, ku me vendosmëri e përkushtim kontribuoi për ta bërë atë gazetën më të madhe në vend, me tirazhin më të lartë.

Karriera e tij në media, vijon me një tjetër grup mediatik, ku gjithashtu u ndje dora dhe bashkëpunimi i tij profesional. Në 2011 z.Kasem Hysenbelliut iu besua drejtimi i grupit mediatik News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio RASH.

Prej tetorit 2017, Kasem Hysenbelliu themeloi dhe administroi televizionin ‘Fax News’ që nga tetori 2017, ku arriti të të ndërtojë një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ku vendin e parë e zinte liria dhe pavarësia e kujtdo për të thënë mendimin dhe qendrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat