Ndarja nga jeta e Kasëm Hysenbelliut/ Eni Vasili kujton kohën kur ka punuar me të

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Kasëm Hysenbelliut/ Eni Vasili kujton kohën kur ka punuar me të

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:12
Eni Vasili dhe Kasem Hysenbelliu

Gazetarja dhe moderatorja, Eni Vasili ka reaguar pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasëm Hysenbelliu.

Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes për këtë humbje të madhe, Eni kujton kohën kur ka pasur fatin të punojë me të, ndërsa thekson se e vetmja betejë e humbur për të është ajo me virusin e rrezikshëm.

Po ashtu Eni kujton edhe momentin kur Hysenbelliu ndihmoi një 10-vjeçar, i cili kishte nevoje per transplant melcie. “Institucionet e kishin harruar Kristin, nderkohe qe rasti i tij u pasqyrua ne lajmet e “News 24”. Asokohe Kasemi ngriti ne kembe gjithe Shqiperine per te mbledhur 50 mije euro per operacionin e Kristit. Televizioni u kthye ne nje media sensibilizuese per ti shpetuar jeten nje femije te vogel. “News 24” arriti te mbledhe ate shume per pak dite, duke permbyllur keshtu misionin e ideuar nga shpirti bujar i Kasemit”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Sot humbi betejen me Covidin nje nga njerezit me luftarakë qe kam njohur ne jeten time, Kasem Hysenbelliu! Pata mundesinë te punoj me te ne “News 24” kur drejtoja emisionin “Studio e hapur”  për disa vite me rradhë. Drejtor Kasemi ishte njeri qe te surprizonte me kurajon, energjine, ambicien dhe shpirtin luftarak. Madje mendoj se beteja e vetme qe ai humbi, ishte ajo me virusin vdekjeprures. Te punoje me Kasemin ishte sfide dhe kenaqesi.  Ai e donte shume njeriun opozitar, njeriun qe nuk bie dakord me fatin e tij, qe lufton per ta ndryshuar ate. Ne kete fryme ishte edhe menyra se si ai punonte. Por nje nga gjerat me te mrekullueshme qe ai ka bere gjate kohes qe drejtonte “News 24”, ishte perpjekja e jashtezakonshme per ti shpetuar jeten nje femije 10 vjecar. Kristi kishte rreth dy vite i shtruar ne spital dhe kishte nevoje per transplant melcie. Institucionet e kishin harruar Kristin, nderkohe qe rasti i tij u pasqyrua ne lajmet e “News 24”. Asokohe Kasemi ngriti ne kembe gjithe Shqiperine per te mbledhur 50 mije euro per operacionin e Kristit. Televizioni u kthye ne nje media sensibilizuese per ti shpetuar jeten nje femije te vogel. “News 24” arriti te mbledhe ate shume per pak dite, duke permbyllur keshtu misionin e ideuar nga shpirti bujar i Kasemit. Sot familja dhe shoqeria e humbi ate, por ai jetoi aq bukur dhe per kete arsye, kjo lamtumire qe ai na dha, eshte nje lamtumire pa pengje, por nje mungese e madhe per te gjithe ne! Ngushellime familjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat