Koronavirusi/ Basha: Shifrat janë alarmante, 1 në 2 të testuar del i infektuar!

Shqipëria

Koronavirusi/ Basha: Shifrat janë alarmante, 1 në 2 të testuar del i infektuar!

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:39
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli në emisionin “Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa, në News24, për situatën e rënduar të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Basha e nisi intervistën me një mesazh të ndjerë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, nga koronavirusi, ndërsa shtoi se pandemia në vendin tonë ka dalë jashtë kontrollit dhe situata është tejet e rënduar.

I pyetur nga gazetarja se çfarë duhet bërë për të parandaluar përhapjen e infeksionit, kreu i PD u shpreh se:

“Opozita e ka thënë, unë e kam thënë, Partia Demokratike e ka thënë fjalën e saj prej 27 shtatorit. Në vend që të përsëris planin me 5 pika dhe hapat të cilat do të kishin parandaluar këtë kolaps, më lejoni të flas me fjalët e atyre që kam takuar këto javë, fjalët e mjekëve, të punonjësve të tjerë të shëndetësisë, mjekëve të familjes, profesorëve të COVID 1, 2 dhe 3.

Me fjalët e pacientëve që kanë mbijetuar COVID-it dhe familjarëve të tyre të cilët e thonë fare qartë se çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk është bërë. Të parët që duhet të ishin dëgjuar ishin mjekët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat