Skualifikohet nga gara për ‘Kushtetuesen’ Shaqir Hasanaj/ Gjykata Administrative e Apelit lë në fuqi vendimin e KED

Shqipëria

Skualifikohet nga gara për ‘Kushtetuesen’ Shaqir Hasanaj/ Gjykata Administrative e Apelit lë në fuqi vendimin e KED

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:08
Shaqir Hasanaj

Shaqir Hasanaj është përjashtuar përfundimisht nga gara për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e KED për të skualifikuar atë nga gara, duke rrëzuar padinë e Hasanajt ku kërkohej shfuqizimi i vendimit që i ndaloi atij kandidimin.

Hasanaj u skualifikua nga KED në mbledhjen e 26 nëntori së bashku me Aldona Sylaj dhe Ardita Buna.

Kjo është hera e tretë që rrëzohet ankimimi i tij dhe pas këtij vendimi Hasanaj nuk ka më të drejtë të apelojë vendimin e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat