U arrestua mbrëmë gjatë protestës, gazetari: Ju rrëfej ç’më panë sytë në qeli, i dërrmuar…

Shqipëria

U arrestua mbrëmë gjatë protestës, gazetari: Ju rrëfej ç’më panë sytë në qeli, i dërrmuar…

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeredaktori i “Koha Jonë” Qamil Xhani ditën e sotme është liruar nga policia pas shoqërimitmbrëmjen e djeshme gjatë protestës.

Xhani në një postim të gjatë në Facebook, rrëfen momentin e shoqërimit dhe atë që pa në komisariat, ndërsa ka disa akuza të forta.

“Miq, faleminderit për mbështetjen! Ju kërkoj ndjesë që nuk kam pasur mundësi tu ktheja përgjigje të gjithëve! Jam mirë, por shenjat që lanë prangat në duart e një gazetari të arrestuar para redaksisë nuk kanë për të më ikur kurrë. Kur dola nga komisariati isha i dërrmuar, jo thjesht nga efekti i goditjeve dhe duart që më dhembnin nga shtrëngimi i fort i prangave, por sepse pashë me sytë e mi atë që e merrja me pak rezerva kur ma thoshin të tjerët këto ditë. Qelitë nuk kishin më vende dhe mes të arrestuarve kishte minorenë. Më shumë se 55 qytetarë rrinin bashkë në një dhomë 4 me 4 m2 dhe të tjerë mbaheshin në korridor, sipas vlerësimit paraprak të sjelljes që u bënin “shefat”. Disa oficere firmosnin në korridore procesverbale që kthehen në vite burg dhe miliona lekë gjobë për qytetarë që as vet efektivët nuk e dinin se përse i kishin sjellë në komisariat.

Unë që u prangosa para redaksisë kur po fotografoja arrestimin e dhunshëm të dy të miturve, po më firmoseshin letrat për “Pjesëmarrje në tubim të paligjshëm!”. Nuk isha në protestë dhe as pjesë e ndonjë grupi protestuesish. Isha 5 metra larg hyrjes së redaksisë e gazetës dhe dola pas zhurmës së sirenave të policisë dhe ulërimave që vinin nga oborri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat