Arlind Qori: Protestat për Klodian Rashën pa organizatorë, rezultat i shfryrjes popullore për situatën

Shqipëria

Arlind Qori: Protestat për Klodian Rashën pa organizatorë, rezultat i shfryrjes popullore për situatën

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:07
Arlind Qori

Pedagogu Arlind Qori, njëherësh aktivist i Organizatës Politike, i komentoi protestat për vrasjen e Klodian Rashës të ardhura kryesisht si rrjedhojë e “frymës së dhunës” që hasin të rinjtë nga keq-qeverisja dhe thyerja e shpresës për të ardhmen. Ai tha se në përgjithësi autoritetet kanë qenë vazhdimisht kundër protestave qytetare edhe kur ato nuk organizoheshin nga politika.

Qori tha me mosbesim nëse ka pasur apo jo organizatorë prapa protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Ai paralelizoi situatën me protestat e studentëve dy vite më parë dhe tha se është vetë ngjarja që i nxit qytetarët.

Pedagogu aktivist hodhi poshtë pretendimet e deputetes Klotilda Ferhati se gjatë shtatë viteve qytetarët janë lejuar gjithmonë të protestojnë.

“Mund t’ju them duke vendosur dhe dorën në zjarr se nga dhjetëra protesta që kemi bërë vitet e fundit, shumica dërrmuese e rasteve, policia ka refuzuar paligjshmërisht të drejtën për të protestuar,” – tha Qori duke shtuar se pavarësisht refuzimit ata i kanë organizuar protestat, por që janë shoqëruar me përplasje, dhunë në shoqërimet në komisariate apo padi në gjykata.

Qori tha se shoqëria ka degraduar në të atillë gjendje nga situata e “oligarkisë ekonomike” sa që e vetmja mënyrë për ta përmbajtur zemëratën qytetare është dhuna.

“S’e kam hallin me policinë dhe dua t’i qortoj ata që thonë se fajin e ka policia dhe jemi shtet policor, këtu policia s’ka autonomi, policia është e komanduar politikisht nga qeveria dhe në vend që të ankohesh për atë që e mban shkopin dhe po të godet kokës por ankohesh për shkopin që po të godet kokës, në këtë kuptim akuzat bien mbi qeverinë kreut të saj dhe frymës së dhunës që s’shprehet thjesht te polici, por gjithçka që i bën të pashpresë të rinjtë,” – komentoi më tej Qori.

Pedagogu i njohur për përfshirjen në protestat qytetare i bëri komentin e tij gjatë një diskutimi në studio me kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo dhe deputeten socialiste Klotilda Ferhati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat