“Koka dhe fytyra i ishin dëmtuar”/ Trondit babai i Klodian Rashës: Çfarë pashë më morg

Shqipëria

“Koka dhe fytyra i ishin dëmtuar”/ Trondit babai i Klodian Rashës: Çfarë pashë më morg

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:07
Klodian Rasha dhe babai i tij

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic i shtetit, vazhdon të jetë e veshur me mister për shkaqet dhe rrethanat, ndërsa dalin të dhëna tronditëse për të ndjerin.

Qazim Rasha, i ati i të riut, në intervistën për “News24” shprehu habi për faktin që fëmija i tij ishte dëmtuar rëndë.

Ai tha se e kishte parë me imtësi trupin e të ndjerit dhe kishte konstatuar me habi se Klodiani ishte me kokë të dëmtuar ku në morg i ishin bërë disa qepje, po ashtu fytyra ishte dëmtuar shumë.

"Djali ka 10 a 12 qepje në pjesën e kafkës. Si mund të ndodhë kjo? Plumbi nuk e çan kafkën. Është i bastarduar edhe nga fytyra.  Edhe në shpatull… nuk ishte vrasje për tejkalim… por ishte vrasje me dashje, vrasje me dashje, vrasje me dashje", theksoi Rasha.

Rasha tha se:  "vrasja e djalit tim nuk ishte një vrasje e çfarëdoshme, ishte një vrasje makabër".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat