Drejt Tiranës me 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Pogradec

Shqipëria

Drejt Tiranës me 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Pogradec

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 21:17
Ilustrim

Nuk ndalet trafiku i emigrantëve të paligjshëm.

Policia e Pogradecit ka arrestuar mbrëmjen e sotme një person në tentativë për të transportuar drejt Tiranës 9 emigrantë me mjet tip “Volkswagen” 7 vendësh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ku do të vazhdojnë veprimet e mëtejshme.

Ndërkohë emigrantët po shoqërohen për deklarata në drejtorinë e kufirit në Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat