Shkaku revoles mbahen peng hetimet për vrasjen Klodian Rashës

Shqipëria

Shkaku revoles mbahen peng hetimet për vrasjen Klodian Rashës

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 21:51
Klodian Rasha

Hetimi i vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha është zbardhur plotësisht, ndërsa mbetet ende e pa qartë për grupin hetimor revolja që u gjet në një pellg me ujë larg vendit të ngjarjes. Për këtë në Prokurorinë e Tiranës u mblodh sërish grupi hetimor në një takim që zgjati më shumë se tre orë, bashkë me zyrtarët më të lartë të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave.

Arma e zjarrit tip mini Glok u gjet në orët e para të 8 Dhjetorit, ndërsa pas verifikimit të gjurmëve të gishtërinjve rezulton se ajo nuk I përket as viktimës as efektivit të shqiponjave. Mësohet se, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së disa gjurmëve biologjike të gjetura në të për të parë më pas se e kujt është kjo armë.

Një tjetër element që ka vështirësuar hetimet është edhe mungesa e kamerave të sigurisë në vendin ku ajo u gjet. Sakaq prokuroria ka rindërtuar hetimin e vrasjes së Klodian Rashës, që nga ndjekja dhe deri tek momenti kur u qëllua.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja, një prej plumbave ka prekur në garazhin e rrugicës ku u qëllua i riu dhe tjetri në trupin e viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat