“Çfarë ndodhi në mars 1999 në Krushë, Bellanica nuk na tha për kasetën”, rrëfimi i të mbijetuarës së Krushës

Shqipëria

“Çfarë ndodhi në mars 1999 në Krushë, Bellanica nuk na tha për kasetën”, rrëfimi i të mbijetuarës së Krushës

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:36
Rrëfimi i të mbijetuarës së Krushës

Krusha është një çështje e cila ditët e fundit është diskutuar tepër. E mbijetuara e Krushës, Fahrije Hoti, rrëfen 20 vite më pas, atë që nodhi në Krushë marsin e vitit 1999.

Hoti rrëfen se për dy ditë shumë prej banorëve u fshehën në mal derisa, paramilitarët i gjetën. Pasi ndanë gratë nga burrat, gratë u çuan në xhami, ndërsa për fatin e burrave nuk morën më vesh asgjë.

“Ne ikëm nga shtëpitë dhe u fshehëm në mal dhe më pas zbrisnim në shtëpitë afër për të ushqeyer fëmijët. Erdhën nga xnprët nga shtëpitë e banorëve afër malit dhe na ndanë burrat veç e gratë ë fëmijët veç. Nga ai moment me fatin e burrave ne nuk dimë më gjë. Ne na lanë në xhami dhe më pas na çuan drejt Gjakovës’.

Fahrije Hoti, atëherë vetëm 29 vjeçe, aktiviste dhe themeluese e Kooperativës së grave të Krushës, atëherë vetëm 29 vjeçe, tregon 20 vite pas masakrës se gjatë ikjes nga Krusha, ju duk se foshnja e saj tri muajshe kishte ndërruar jetë. ‘Ne dilnim nga fshati dhe rrugës kishte trupa të pajetë. Nuk arrinim t’i dallonim kush ishin. Mu duk se fëmija im nuk merrte frymë, ishte shumë ftohtë. Mendova ta lija aty, por, pastaj kuptova që merrte frymë. E mora me vete’. Më pas një prej ushtarëve serbë, ia mori fëmijën dhe i kërkoi para në këmbim. ‘Unë nuk e dija gjuhën. Nuk e kuptova se çfarë thoshte, derisa një plak i dha disa para dhe ai ma ktheu fëmijën. Por nuk ma dha në dorë. Ai e hodhi foshnjën në tokë. Dhe unë e mora menjëherë, arrita ta shpëtoja”, shprehet Hoti.

Pas tre muajsh në Shqipëri ajo u kthye në Krushë. Gratë nuk e dinin se sa prej burrave kishin vdekur dhe sa ishin të gjallë. Mendohej se ishin në burgje dhe do ktheheshin. Vetëm tri prej grave të veja, u rimartuan. “Në fillim nuk e dinim nëse burrat tanë ishin të gjallë a të vdekur. Nga të gjitha gratë e veja, deri më sot janë martuar vetëm 3. nëse rimartoheshe, humbje të drjetën për të takuar fëmijët dhe ne nuk ishim të gatshme të humbnim edhe fëmijët. Ne qëndruam për ta”, tregon Fahrije Hoti, ndërsa në zonë, për shkak të mentalitetit, gratë e veja, nuk ishin të lira të merrnin vendime për veten e tyre dhe një rimartesë i ndante ato përgjithnjë nga fëmijët.

Fahrije Hoti do të themelonte Kooperativën gratë e Krushës, që prodhon produkte që tashmë shiten në gjashtë vende të BE-së. Përmes tyre, gratë e veja kanë rindërtuar jetën dhe kanë arritur të rrisin e shkollojnë fëmijët.

Mes Tri grave të rimartuara të Krushës, një prej tyre është e familjes Pacolli. Masha Pacolli, ndërsa viziton kooperativën dhe flet për bashkëpunim me to tregon. “E kam njohur historinë e Krushës përmes Habibe Pacollit. Ajo ka humbur të shoqin në Krushë. Fëmijët e saj nuk mund të flinin, u mungonte babai dhe kishin parë çdo gjë. Ka qenë shumë e vështirë për ta”. Rusja ortodokse me shtetësi shqiptare që ka një bashkëpunim me gratë e dhunuara gjatë luftës në Drenas, produktet artizanale të të cilave i ekspozon dhe ju gjen mundësinë të shpërndahen edhe në Europë, po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë me gratë e Krushës.

Në një vizitë te Papa Françesku ajo i ka prezantuar Atit të shenjtë punën e saj me gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë dhe ka marrë prej tij nxitjen për të vijuar punën me to, si një mënyrë për të ruajtur anonimatin e tyre duke ju ofruar punë dhe duke shitur produktet e tyre që shërbejnë si të ardhura dhe ndërgjegjësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat