Operacion ndërkombëtar anti-drogë/ Mes të arrestuarve edhe i afërmi i deputetit të PS

Shqipëria

Operacion ndërkombëtar anti-drogë/ Mes të arrestuarve edhe i afërmi i deputetit të PS

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:00
Ramazan Rraja është djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja

Zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin e koduar ‘Atos’ ku janë arrestuar disa shqiptarë në Blegjikë.

Burime nga policia e shtetit kanë bërë të ditur se arrestimet janë bërë gjatë 5 ditëve të fundit.

Burime nga policia e Shtetit kanë bërë të ditur se të arrestuarit shqiptarë janë:

Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xhecuka.

Mes të ndaluarve bie në sy Ramazan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rahman Rraja.

Ramazan Rraja është djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, që u përfshi në një skandal me ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku rreth 10 muaj më parë.

Ai u bë i njohur për publikun edhe gjatë një skene dhune në ambjente e QSUT, ku dhunoi në sy të qytetarëve dhe të një punonjëseje policie një vajzë.

“Në kuadër të operacionit “ATOS”, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar nga Policia belge, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve”, thotë policia në njoftimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat