Murrizi: Fëmijët e drejtuesve të institucioneve Kushtetuese ruhen nga RENEA, bëjnë punë të pisët në Bllok

Shqipëria

Murrizi: Fëmijët e drejtuesve të institucioneve Kushtetuese ruhen nga RENEA, bëjnë punë të pisët në Bllok

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:01
Myslim Murrizi

Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi e ka konsideruar të turpshëm ndryshimin ligjor për dëmshpërblim të familjeve të personave që humbin jetën aksidentalisht nga operacionet e policisë.

“Tek akti normativ i këtij ligji nuk dua të bëj politikë me asnjë fatkeqësi të familje shqiptare.  Kjo mazhorancë në 4 muajt e fundit para zgjedhjeve ka ndërmarrë iniciativa me idenë për të treguar se është qeveri babaxhane. Seancën e kaluar miratuam një ligj për ushtarakët, sot kemi dy ligje. Për armët dhe minatorët.

Akte normative për të dëmshpërblyer, akte të turpshme politike, unë mbaj mend mirë dhe qurravitjet e opozitës së atëhershme. Bëtë pazara, ndatë trofe, verë me njeri tjetrin, tendera. Ka patur korrupsion në të gjitha tenderat.

Dje kam parë një artikull se një haker i famshëm shqiptarë ka vjedhë 450 mijë euro me lojën e BITCOIN. Kompania ;Oksey, market info, a ka polici shteti , hetim tatimor që të na thotë se çfarë aktiviteti ushtrojnë këta.

Këta të famshimit me call canter që mbikëqyren dhe nga njerëz të kësaj salle. Për ata skllevër do i quja,që janë të ngujuar në zyrat e tyre, që nuk i paguajnë sigurimet shoqërore. Mediat daneze, astriake, shkruajnë se 15 deri në 20 milionë euo në muaj bëhen në këto kompani.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij ai u shpreh se fëmijët e drejtuesve të institucioneve Kushtetuese ruhen në mënyre të paligjshme nga oficerë të reneas, gardës së republikës, sepse milionat që realizojnë, punës së pistë që realizojnë në mes të bllokut duan mbrojtje speciale.

Herën tjetër do ju sjell dhe filmime se sa njerëz kanë në punë këto vende. Nuk di se çfarë bën Ardi Veliu, Memushaj, shërbimi informativ që sillet me dy standarte, fëmijët e drejtuesve të institucioneve Kushtetuese ruhen në mënyre të paligjshme nga oficerë të reneas, gardës së republikës, sepse milionat që realizojnë, punës së pistë që realizojnë në mes të bllokut duan mbrojtje speciale“, u shpreh Murrizi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat