Aksident pranë tunelit të Elbasanit/ Përplasen 2 automjete, shoferët dërgohen në spital

Shqipëria

Aksident pranë tunelit të Elbasanit/ Përplasen 2 automjete, shoferët dërgohen në spital

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në afërsi të tunelit, në rrugën Tiranë-Elbasan.

Mësohet se rreth orës 12:10 janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat