Ish-komandanti denoncon ndërtimin brenda bazës detare të Shëngjinit

Shqipëria

Ish-komandanti denoncon ndërtimin brenda bazës detare të Shëngjinit

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:42
Pamje nga video

Një firmë private ka filluar ndërtimin e një objekti brenda territorit të Bazës Detare të Shëngjinit.

Ish-komandanti në detyrë i Forcës Detare, Artur Meçollari përmes rrjetit social të facebook shprehet se janë bërë veprime të qëllimshme mbi sipërfaqen e bazës.

Sipas Meçollarit firma ndërtuese ka hipotekë e leje ndërtimi dhe është ndërtuar kati i parë i objektit edhe pse baza Detare ruhet me roje.



“Kjo histori ka një mbrapavijë të hershme, qysh nga viti 2016, jo vetëm për Bazën Detare të Shëngjit, por për të gjitha bazat e Forcës Detare. Ata që sot drejtojnë Forcën Detare janë pikërisht ata që në vitin 2016 e nxorrën gjysmën sipërfaqes së Bazës së Shëngjinit nga Plani i Përhapjes dhe 70% të pronave të katër bazave të Forcës Detare”.

Sipas ish komantatit në vitin 2014, Presidenti ka miratuar listën e pronave në Planin e Përhapjes dhe Vendosjes së Forcës Detare, në të cilën shënohej numri i pronës, emërtimi i saj, koordinata gjeografike por jo sipërfaqja.

Ndaj ai akuzon se grupi i punës ngritur me urdhër të ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo në vitin 2016 ka propozuar ndarjen në tre prona.

 “Nxjerrja e një prone nga Plani i Përhapjes nënkupton që ajo nuk është më e nevojshme për qëllime operaconale ushtarake dhe është e lire për përdorim shtetëror ose privat. Pra humbet statusin e “interest publik”.”

Meçollari denoncon se kjo nuk ka ndodhur vetëm me bazën e Shëngjinit, por edhe Kepin e Palit, Pashalimanit dhe Palermon ndaj për këtë arsye në nëntor të 2019-s ka kërkuar zyrtarisht nga Shtabi i Përgjithshëm futjen në Planin e Përhapjes së të gjitha pronave të Forcës detare të dala në vitin 2016 por ende nuk është bërë një gjë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat