Festë për Krishtlindje jashtë orarit, gjobiten me nga 1 mln lekë tre lokale në Korçë e Dardhë

Shqipëria

Festë për Krishtlindje jashtë orarit, gjobiten me nga 1 mln lekë tre lokale në Korçë e Dardhë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 14:01
Pamje nga video

Policia e Korçës ka gjobitur me nga 1 milion lekë gjobë pronarët e 3 lokaleve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të  ushtruara në subjekte të ndryshme dhe konkretisht përgjatë Bulevardit “Republika” në Korçë, kanë konstatuar dy subjekte në të cilët po zhvillohej aktivitet festiv në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Gjithashtu në fshatin Dardhë, Korçë, u konstatua 1 tjetër subjekt, i cili kishte organizuar aktivitet festiv në shkelje të Aktit Normativ” njofton policia. 

Subjektet në fjalë, me pronarë shtetasit M. B., S. B., dhe A. T., janë ndëshkuar me masën administrative 1 milionë lekë secili, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat