Vasili: Dënimi i tradhtisë së Ramës me detin, mision pa kompromis kushtetues shtetëror dhe historik

Shqipëria

Vasili: Dënimi i tradhtisë së Ramës me detin, mision pa kompromis kushtetues shtetëror dhe historik

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:08
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me vendimin e Greqisë, e cila miratoi dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Vasili shprehet Rama e shiti detin e Shqipërisë, një fakt i paralajmëruar nga opozita gjatë verës

Njëherazi Vasili i ka drejtuar disa pyetje publike kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkon sqarim nga ai për këtë çështje.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Zbulimi, hetimi dhe dënimi i tradhtisë së Ramës me detin, mision pa kompromis kushtetues, shtetëror dhe historik!

Ajo që pritej dhe që ne e paralajmëruam qartë gjatë verës së këtij viti ndodhi dhe Rama e shiti detin e Shqipërisë.

Deklarimet e Rames në verën e këtij viti dhe pasiviteti i tij i qëllimshëm, që mbështesnin veprimet e njëanshme të Greqisë për 12 miljet ishin qartësisht qëndrime, që tradhtonin interesat legjitime dhe te patjetërsueshme territoriale të Shqipërisë.

Edhe filimi i negocimeve për një marrëveshje të re për kufirin detar me Greqinë disa vjet me parë ishte një proces i erret, jo trasparent, për të cilin nuk është bërë publik asnjë qëndrim përfundimtar.

Dhe pyetjet e detyrueshme per pergjigje ndaj te gjithe shqiptareve janë:

1.Negociatat e filluara për kufirin detar me Greqinë a përfunduan?

2.Nëse negociatat jane nderprere cilat jane arsyet parimore te pazgjidhshme?

3.A ka qenë Vendimi i Gjykatës Kushtetuese linja udhëheqëse e qëndrimit ne negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?

4.A ka pasur pala greke gjate negociatave teme te diskutimit zgjerimin me 12 milje.

5.Pas deklarimeve te Greqisë për zgjerimin me 12 milje ne verën e këtij viti a u mblodh grupi negociator shqiptar për të përcaktuar qëndrimin dhe vendimin lidhur me vazhdimin e negociatave?

Paragrafi i parë të nenit 15-të, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), përcakton: “Kur brigjet e dy shteteve janë̈ të kundërta, ose ngjitur me njëra-tjetrën, asnjëri nga të dy shtetet nuk ka të drejtë, duke mos arritur marrëveshjen midis tyre në të kundërt, të zgjasë detin e tij territorial përtej vijës mesatare, çdo pikë e së cilës është e barabartë nga pikat më të afërta në pikat bazë nga të cilat matet gjerësia e deteve territoriale të secilit prej dy shteteve.

Dispozita e mësipërme nuk zbatohet, megjithatë̈, kur është e nevojshme për shkak të titullit historik ose rrethanave të tjera të veçanta për të kufizuar detet terrritoriale të dy shteteve në një mënyrë që është në ndryshim prej tyre”.

Pyetjet e papercyeshme ndaj Edi Rames prej gjithë shqiptareve janë:

1.Çfarë interesi te erret fsheh dhe kush ja ka lidhur gojën dhe duart Kryeministrit, qe nuk ben trasparencën e situatës lidhur me negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Greqine?

2.Nëse marrëveshje nuk pati, cilat ishin shkaqet qe ajo u prish?

2.Përse Kryeministri nuk veproi dhe nuk reagoi pas deklaratave te qeverise Greke per zgjerimin me 12 milje, por zgjodhi pasivitetin e qellimshem, qe u hapte rrugen veprimeve te njeanshme te Greqise kundër interesave te Shqipërisë?

I gjithë qëndrimi dhe veprimi i Edi Ramës si kryeministër ka qene qartazi një veprim qe tradhtonte interesat e vendit dhe strategjia e mungesës absolute te transparencës, pasiviteti e mosveprimi i qëllimshëm i tij i ka minuar shume rëndë si askush tjetër interesat e vendit.

Është e qartë se këtu nuk kemi te bëjmë me papërgjegjshmëri të Edi Rames, por me një strategji te mirëmenduar, qe shet interesat e Shqipërisë dhe qe përben një tradhti kombëtare te qarte dhe pa ekuivok.

Zbulimi, hetimi dhe dënimi i kësaj tradhtie është një detyrim shtetëror kushtetues si dhe do te ishte një mësim historik për këdo, qe do te guxonte te prekte qofte edhe një thërrime interesat e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat