Ulet numri i të shtruarve në spitale, si është gjendja e pacientëve me Covid

Shqipëria

Ulet numri i të shtruarve në spitale, si është gjendja e pacientëve me Covid

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë vihet re një ulje e numrit të pacientëve që marrin shërbim shëndetësor të spitalet Covid.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i ulët, aktualisht në 4 spitalet Covid po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë në vendin tonë numri i përgjithshëm i të të infektuarve ka shkuar në 56,572 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 1164 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat