Manastirliu feston me femijët e “Zyber Hallullit”: Vit me sakrifica për të gjithë, mirënjohje edukatorëve!

Shqipëria

Manastirliu feston me femijët e “Zyber Hallullit”: Vit me sakrifica për të gjithë, mirënjohje edukatorëve!

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:27
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohjen për stafin e edukatorëve dhe kujdestareve të shtëpisë së fëmijës “Zybër Hallulli”, për sakrificën e bërë gjatë këtyre muajve të pandemisë për t’u shërbyer fëmijëve.

“Më lejoni t’ju falenderoj dhe t’ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri. Shumë faleminderit për gjithë punën që bëni. Me të vërtetë meritoni shumë më shumë.

E di që keni sakrifikuar shumë përgjatë gjithë këtyre muajve. Keni ndenjur pa parë familjet tuaja duke qenë se keni qëndruar këtu në shtëpinë e “Zyber Hallulli”.

Megjithatë keni bërë një punë fantastike. Një punë që e bëni çdo vit në fakt. Por ky ka qenë një vit jo i zakonshëm, edhe ka kërkuar sakrifica nga të gjithë”,- iu drejtua Manastirliu stafit të “Zyber Hallullit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat