Vrau dy motrat, Përparim Ademi del në gjyq, do hetohet në burg

Shqipëria

Vrau dy motrat, Përparim Ademi del në gjyq, do hetohet në burg

Më: 2 janar 2021 Në ora: 12:13
Përparim Ademi

Doli sot para gjykatës së Tiranës Përparim Ademi, i cili paraditen e 31 dhjetorit 2020 qëlloi për vdekje dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesë në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Çështja është marrë në hetim nga prokurori Albert Demirneli, i cili i ka kërkuar gjykatës së Tiranës, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Gjykata pranoi kërkesën e caktoi masën “arrest me burg” për Ademin.

Policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë mbledhur në vendgjarje 26 gëzhoja, ndërkohë gjetën brenda shtëpisë dhe një automatik, prodhim kinez me karikatore të boshatisur.

Të gjithë plumbat që ndodheshin në karikator janë zbrazur në drejtim të Zhaneta Metanit, e dashura e autorit të krimit Përparim Ademi dhe motrës së saj Kristina Bardhi.

Të dy trupat janë bërë shoshë nga predhat, ndërsa dëmtime ka dhë në muret e shtëpisë, dysheme dhe disa plumba janë ngulur në frigorifer.

“Ora News”, ka mundur të zbardhë të gjithë dinamikën e këtij krimi të rëndë, që me sa duket do çojë në ditët në vijim, në dënimin me burgim të përjetshëm të Përparim Ademit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat