Rama kërkon seancë e jashtëzakonshme, mësohet çfarë qëndron pas kësaj lëvizje të kryeministrit

Shqipëria

Rama kërkon seancë e jashtëzakonshme, mësohet çfarë qëndron pas kësaj lëvizje të kryeministrit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 08:37

Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për dekretimin e ministrave në kabinetin qeverisës. Seanca pritet të zhvillohet në orë 17:00.

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i kërkuar që të mbledhë ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës.

Rendi i ditës:

– Hapja e sesionit të jashtëzakonshëm të legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë.

1. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.889, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

2. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.890, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

3. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.891, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

4. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.892, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat