Mblidhet Kuvendi, pritet votimi i ministrave të rinj

Shqipëria

Mblidhet Kuvendi, pritet votimi i ministrave të rinj

Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:23
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, e para për këtë vit, për votimin e ndryshimeve në qeveri. Seanca ka nisur në orën 17:00.

Mbledhja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i kërkuar që të mbledhë ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës.

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin në postet e ministrave për Europën dhe Punët e Jashtme dhe të Mbrojtjes.

Ndryshimet në qeveri erdhën pas dorëheqjes së Gent Cakajt.

Rendi i ditës: 

– Hapja e sesionit të jashtëzakonshëm të legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë.

1. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.889, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

2. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.890, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

3. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.891, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

4. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.892, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat