Akuzat për trafikun e fëmijëve, Greqia vihet në lëvizje, nisin hetimet për Përparim Telën e dy motrat

Shqipëria

Akuzat për trafikun e fëmijëve, Greqia vihet në lëvizje, nisin hetimet për Përparim Telën e dy motrat

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:59
Përparim Tela, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani

Policia e Selanikut ka nisur hetimet në lidhje me përfshirjen e Përparim Telës dhe dy motrave, që mbetën viktima të tij, Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit, në trafikun e fëmijëve.

Hetimet nisen pas akuzave se Tela i linte dy motrat shtatzënë në Selanik të Greqisë e më pas i detyronte ato të shisnin fëmijët, ndërsa ka dyshime se rrjeti i trafikut të fëmijëve është më i gjerë.

Përparim Tela i ekzekutoi dy motrat në ditën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor, ndërsa pas dëshmive të familjarëve, marrëdhënia mes familjes së viktimave dhe asaj të autorit duket mjaft e komplikuar.

Ndonëse Përparim Tela e tradhtonte të shoqen me dy viktimat, sërish bashkëshortja e tij kishte marrëdhënie të mira me motrat, ndërsa ata dilnin së bashku për t’u argëtuar apo mblidheshin për dreka e darka në shtëpi.

Fillimisht u tha se Ademi i vrau dy motrat për motive xhelozie, por hetimet nuk kanë përfunduar ende për të përcaktuar shkakun se saktë të ngjarjes së rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat