Kryemadhi: Rama shkoi në Turqi për të përgatitur azilin politik pas 25 prillit

Shqipëria

Kryemadhi: Rama shkoi në Turqi për të përgatitur azilin politik pas 25 prillit

Më: 8 janar 2021 Në ora: 22:33
Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku është shprehur se Rama shkoi në Turqi për të përgatitur azilin e tij politik pas 25 prillit.

Ndërkohë, ajo shtoi se pas zhvillimit të zgjedhjeve vendore, kushdo që ka shkelur sovranitetin e vendit do të përfundojë në sallën e gjyqit.

“Nuk mund të gjykoj presindetin Erdogan. Unë dua të gjykoj kryeministrin tim. Bëri atë paraqitjet në momentin kur vendi po kalon një krizë shëndetësore si ajo e pandemisë së koronavirusit.

Nuk do të dëshiroja që vizita e Ramës do të vendoste integritetin dhe sovranitetin për të siguruar një azil politik për veten e tij. Unë them se vizita e Edi Ramës ashtu ka qënë për të përgatitur azilin e tij politik. Pas 25 prillit, ne do të çojmë në gjyq këdo që ka shkelur sovranitetin dhe ka falur benefite të vendit për të shpëtuar kokën e vet,” u shpreh Kryemadhi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat