Kurbin/ Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Shqipëria

Kurbin/ Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Më: 12 janar 2021 Në ora: 19:51
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në në fshatin Adriatik, Kurbin.

Një 20 vjeçar me iniciale A.B. dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

“Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën ka qëlluar në ajër” njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat