“Lufta ende nuk ka përfunduar”, Manastirliu: Me vaksinimin kemi hyrë në një fazë të re

Shqipëria

“Lufta ende nuk ka përfunduar”, Manastirliu: Me vaksinimin kemi hyrë në një fazë të re

Më: 12 janar 2021 Në ora: 20:31
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë këtë të martë në spitalin rajonal të Fierit ku ka takuar mjekët e urgjencës paraspitalore atje.

Ajo ka prezantuar ambulancat e reja që janë dërguar atje, ndërsa thotë se është vendosur një standard i ri shërbimi për përgjigjen më të shpejtë në kohë dhe me cilësi të urgjencës mjekësore në territor.

Sipas ministres lufta nuk ka përfunduar, por me vaksinimin kemi hyrë në një fazë të re.

“Lufta ende nuk ka përfunduar por kemi hyrë në një fazë të re, me fillimin e vaksinimit kundër COVID-19 për stafet mjekësore në vijën e parë të përballjes me armikun e padukshëm”, shkruan Manastirliu në Facebook.

Ministrja tha se Spitali i Fierit ka dedikuar një pavijon për rastet Covid, nëse shkon puna për ta hapur atë si një spital të dedikuar për të sëmurët me Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat