Shtyhet gjyqi, Moisi Habilaj dhe të akuzuarit në grupin e tij kërkojnë gjykim të shkurtuar

Shqipëria

Shtyhet gjyqi, Moisi Habilaj dhe të akuzuarit në grupin e tij kërkojnë gjykim të shkurtuar

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:20
Habilaj

Është shtyrë gjyqi për Moisi Habliaj i cili ndodhet në arrati prej disa ditësh.

Gjykata e Posaçme sipas rendit në kalendar ishte parashikuar që të vijonte sot seancën gjyqësore për shqyrtimin e provave të mbledhura.

Ndërkohë Top Channel mëson se avokatët e Moisi Habilaj, Meridian Sulaj, Fatmir Minaj dhe Naze Seitaj kanë kërkuar gjykim të shkurtuar për klientët e tyre.  Kjo kërkesë është dorëzuar nga vetë avokatët përkatës të të akuzuarve.

Gjykata thotë për Top Channel se Moisi Habilaj dhe të tjerët janë njoftuar me letër porosi për gjyqin që do të zhvillohet ndaj tyre. Dhe pasi është ezauruar njoftimi, vetëm javët e fundit  ishte vendosur që gjykimi të mbahej në mungesë.

Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei Rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar i cili prej të shtunës rezulton të jetë arratisur nga banesa ku ishte me ‘arrest shtëpie’.  Habilaj u dënua së bashku me Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko. Ndërkohë Maridiam Sula dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg.

Moisi Habilaj për disa muaj, ka qenë në arrest shtëpie në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria. Habilaj u dënua me 15 vite burg në Itali për trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat