Breshëri plumbash ndaj 45-vjeçarit, ja momenti i atentatit në Milot

Shqipëria

Breshëri plumbash ndaj 45-vjeçarit, ja momenti i atentatit në Milot

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:44
Pamje nga video

Gazetari i Ora News, Elton Qyno siguron pamje ekskluzive nga momenti i atentatit ndaj 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme në Milot.

Ibrahimi po dilte nga një lokal kur u sulmua me breshëri plumbash.

Siç shihet edhe në pamje, atentatorët janë afruar me një motor, të maskuar dhe hapin zjarr, ndërkohë që objektivi ishte në shoqërinë edhe të personave të tjera.

Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

45 vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u soll për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Dyshimet janë se atentati ka ndodhur pas një konflikti mes Ylli Ibrahimit dhe autorit, por ngjarja po hetohet edhe në pista të tjera.

Policia dhe FNSH ushtruan kontrolle në kërkim të autorëve por ende pa rezultat!

Në vijim pritet dëshmia e Ylli Ibrahimit për të hedhur më shumë dritë mbi autorët dhe motivet e atentatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat