Zbardhet dëshmia. Zjarrin shtëpisë në Elbasan nuk ia vuri djali, por komshija

Shqipëria

Zbardhet dëshmia. Zjarrin shtëpisë në Elbasan nuk ia vuri djali, por komshija

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:45
Ilustrim

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Elbasan, ku një banesë u përfshi nga flakët.

Megjithëse fillimisht u tha që zjarrin shtëpisë ia vendosi djali pas sherrit në familje, tashmë raportohet se benzinën banesës ia ka vënë komshija pas një debatei.

Sipas dëshmisë një personit të parë që shkoi për të shuar zjarrin, komshija e familjes pasi ka debatuar me djalin dhe nënën e tij, i ka spërkatur këta të fundit me benzinë dhe më pas u ka vendosur flakën.

E lënduar në këtë ngjarje ka mbetuar nëna e djalit e cila mori flakë plotësisht, por ka qenë ndërhyrja e tij e shpejtë që ka shuar flakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat