Oriola Pampuri: Edi Rama një dështim, nuk ka strategji që e shpëton nga humbja me 25 prill

Shqipëria

Oriola Pampuri: Edi Rama një dështim, nuk ka strategji që e shpëton nga humbja me 25 prill

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:49
Oriola Pampuri

Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, thotë se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij janë një dështim.

Në një intervistë për Ora News, ajo ju referua pandemisë së koronavirusit, që sipas saj ka zbuluar problematikat e sistemit shëndetësore, ndërsa theksoi se vaksinimi po ecën në ritme të ngadalta në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Pampuri: Edi Rama është i tëri dështim, sepse ka dështuar në çdo sistem. Nuk mundet Edi Rama të mbulohet me asgjë, aq më tepër me pandeminë ku doli zbuluar të gjithë problematikat e sistemit të menaxhuar prej tij dhe personave që ai vendosi për të menaxhuar.

Deri më sot janë vaksinuar 300 mjekë, janë shumë pak. Mendoni Maqedonia, Kosova, Serbia, janë shumë larg. Nuk është strategji e menduar mirë. Sigurisht ai po tenton ta përdorë për fushatë, por nuk ka strategji që e ndihmon Edi Ramën të shpëtojë nga humbja me 25 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat