Shkeli rregullat me të dyja këmbët, gazetari kërkon dorëheqjen e Rakacollit

Shqipëria

Shkeli rregullat me të dyja këmbët, gazetari kërkon dorëheqjen e Rakacollit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:10
Enkel Demi

Enkel Demi ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Komitetit Teknik, njëherësh zëvendësministre e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Kjo e fundit mori pjesë në një mbledhje partiake me shtabin elektoral të njësisë nr.1 në kryeqytet, ku vihej re se Rakacolli ndodhej në një ambient të mbyllur me më shumë se 10 persona, pa respektuar distancën.

Sipas tij, fakti që pas kritikave të shumta që vërshuan ndaj Rakacollit, fotoja e publikuar nga deputetja e PS-së, Elona Gjebrea u fshi menjëherë, tregon edhe njëherë se për qeverinë njerëzit janë thjesht numra.

“Fakti që e kanë hequr foton tregon se dhe Mira Rakacolli është gjetur ligsht nga kjo foto dhe nga mënyra se si këta sillen me njerëzit. Për këta kjo mund të duket gjë e vogël sepse thonë këtu ka vrasje, kriminalitet, por kjo foto tregon edhe njëherë se për këta njerëzit jan numra dhe nuk ekzistojnë. Askush nuk e qan hallin që dikush që mund të marrë 3 mijë lekë të reja gjobë, apo biznese që kanë shkuar me miliona sepse nuk janë rilindas.

Po të jesh rilindas, mund të dalësh pa maskë dhe të bësh çfarë të duash. Mira Rakacolli duhet të japë dorëheqjen, me komitetin e saj idiot. Duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjitha masat e paqena që nuk kanë asnjë lloj efekti. Kanë futur Shqipërinë në një karantinë të jashtëzakonshme kur kishte vetëm 8 raste. Nuk kishim asnjë lloj rreziku dhe ndërkohë sot që ndoshta duhet të kishim masa më të rrepta, nuk kanë para për të paguar njerëzit.

Atëherë bënin qyfyre dhe talleshin me njerëzit. Këta nuk mbajnë përgjegjësie sepse sot në një vend normal duhet të ishin në përgjegjësi penale dhe ndoshta në burg pë talljetn që iu kanë bërë njerëzve, sot të dalin gratë me fëmijet dhe nesër pleqtë dhe ndërkohë mbyllën brenda grupe njerëzish që kishin nevojë jetike për të dalë. Fëmijet autikë i kanë mbyllur me muaj brenda në shtëpi dhe në mënyrë të pamëshirshme i kanë kthyer aty ku ishin.“, u shpreh ndër të tjera Enkel Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat