Pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shqipëria

Pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:06
Policia

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”.

Në pranga ka rënë 54-vjeçari R. E., banues në Elbasan, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi drejtësia fqinje ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

R. E., 54 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat