Kryemadhi: Çështja e tërmetit është kthyer me dy standarde, zgjedhje selektive nga…

Shqipëria

Kryemadhi: Çështja e tërmetit është kthyer me dy standarde, zgjedhje selektive nga…

Më: 23 janar 2021 Në ora: 15:07
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me banorët e Zall Bastarit ku denoncoi se problemet me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti janë duke u kryer me “zgjedhje selektive nga njësitë administrative”

“Përsëri çështja e tërmetit është kthyer në një çështje me dy standarde.

Një standard tjetër është për sa i përket atyre që janë të lidhur me drejtuesin e Njësisë Administrative, Bashkinë apo një strukturë politikë, kur ndërkohë të gjithë qytetarët që në momentin që paguajnë taksa në mënyrë të barabartë, edhe shteti duhet të jetë i barabartë me ta. Ashtu sikurse përzgjedhjen selektive të banorëve të cilët kanë të bëjnë me ndërtimin apo ndihmesën për shkak të rindërtimit, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por edhe t’i evidentojmë, në mënyrë të tillë që ne t’u japim shansin dhe mundësinë të gjithë njerëzve për t’u përfshirë dhe për të marrë atë ndihmë që u takon nga shteti”, tha Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI, me rëndësi është të ndalet menjëherë ikja e të rinjve dhe të rejave nga Shqipëria për arsye emigrimi.

“Një nga problemet kryesore që kanë sot qytetarët, është mungesa e vëmendjes ndaj tyre dhe dëshira që kanë të rinjtë për t’u larguar nga Shqipëria dhe kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha, që ne duhet ta stopojmë menjëherë. Ne na duhen të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, sepse vetëm kështu ne do të kemi mundësi për ta zhvilluar vendin dhe për të konkurruar jo vetëm në aspektin e fuqisë punëtore, por edhe me vizionin dhe dëshirën e tyre”, u shpreh ajo.

Ndërsa theksoi se një nga gjërat që LSI do të eliminojë, është “konkurrenca e pandershme me mallrat e importit dhe për t’i krijuar shqiptarëve mundësinë që jo vetëm të ushqehen mirë, por të kenë mundësinë për t’u ushqyer me ushqim edhe më lirë, sepse sot kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë. Ushqimi me prodhimet vendase është edhe më i mirë, edhe më i shëndetshëm, por edhe më i lirë. Krijon mundësi edhe një lloj riqarkullimi të parasë tek shqiptarët. Kështu që është një nga gjërat më të mira. Unë shpresoj që të kemi mundësinë për ta realizuar këtë gjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat