Ish kryeministri: Ardi Veliu, lidhje e mafies italiane në Shqipëri

Shqipëria

Ish kryeministri: Ardi Veliu, lidhje e mafies italiane në Shqipëri

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:31
Sali Berisha

Ish kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar sërish mbi përgjimet e Antimafjas italiane, të cilat kanë nxjerrë në pah se Drejtori i Policisë së Tiranës është dynduar me dhurata nga organizata mafjoze e Ndragetas, në vitin 2017 .

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka theksuar se pas këtyre përgjimeve, kuptohet se Ardi Veliu është lidhje e mafies italiane në Shqipëri.

Postimi i plotë 

Ardi Veliu lidhje e mafies italiane ne Shqiperi.

Rregjistrimet e antimafies Italiane tregojne se grupi mafioz i Ndragetes ne vitin 2017 kishte dyndur me dhurata drejtorin e policise se Tiranes, i cili ne ate kohe ka qene Ardi Veliu. Ata kane korruptuar Veliun, siç thone vete, sepse donin te mos i shqetesonte njeri ne Tirane.

Ketu me poshte keni kroniken e plote te lidhjeve te bosit te mafies me Ardi Veliun. Sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat