Media greke flet për raportet Shqipëri-Turqi: Rama u kthye me “dhurata” parazgjedhore nga Ankaraja

Shqipëria

Media greke flet për raportet Shqipëri-Turqi: Rama u kthye me “dhurata” parazgjedhore nga Ankaraja

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:10
Edi Rama dhe Rexhep Erdogan

Gazeta greke “Kathimerini” në një shkrim me titull “Dhuratat parazgjedhore te Erdoganit për Ramën” ka trajtuar raportet mes dy udhëheqësve, vizitën e fundit të kryeministrit shqiptar në Ankara ku ai mori premtimin për ndërtimin për 3 muaj të Spitalit të Fierit.

PJESË NGA SHKRIMI

E gjithë bota, por kryesisht votuesit shqiptarë, panë në ceremoninë e pritjes kalorës me kuaj të veshur si osmanë që mbanin flamurin shqiptar, limuzina, imazhe nga sallonet e sulltanit dhe gjëra të tjera mbresëlënëse. Erdogan “e do” Ramën sepse ai ka hapur portat e Shqipërisë, duke e çuar atë në krahët e Turqisë, ndërsa vendi po pret fillimin e negociatave për hyrjen e tij në Bashkimin Evropian

Kështu, duke u kthyer në atdheun e tij, Rama ishte ngarkuar me dhurata parazgjedhore, të tilla si një spital Covid-19 në qytetin e Fierit, para zgjedhjeve të pranverës, një filial të Universitetit Politeknik të Ankarasë në Tiranë dhe premtimet për investime turke. Mbi të gjitha, ai (Rama) u largua nga Ankaraja me udhëzimin e Ministrit të Jashtëm turk Tsavousoglou, që ai të ishte ndërmjetësi në konfliktin greko-turk.

Miqtë e tij të afërt në media e vlerësuan si një person me famë ndërkombëtare, të aftë për të zgjidhur mosmarrëveshjet gjeopolitike. Opozita ironizonte “medaljet” turke për kryeministrin e tyre, megjithatë, Bild-i gjerman gjithashtu e paraqiti atë si një “ndërtues urash” midis Greqisë dhe Turqisë – në fakt, kjo bëri që ai të merrte bekimin e Angela Merkel-it.

Ideja se vizita e Ramës në Turqi dhe në Greqi më pas ndihmoi në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke i bërë dy shtetet të ulën në tryezën e bisedimeve është e pranuar nga të gjithë. Jozyrtarisht, burime diplomatike pranë tre palëve i thanë “Kathimerini”-t se asgjë nga këto nuk është e vërtetë duke vënë në dukje “është absolutisht e sigurt që, nëse Greqia dhe Turqia do të kishin nevojë për dikë në këtë rol, ata do ta kërkonin atë në një vend ose tek një lider me fuqi dhe prestigj ndërkombëtar” dhe se çështja e diskutimeve Turqi-Greqi ishte mbyllur para udhëtimit të z. Rama në Ankara. Ai (burimi diplomatik) shtoi se të dy palët kishin arritur madje edhe të përcaktonin edhe vendin ku do të zhvillohej takimi duke hedhur poshtë kështu thashethemet për Tiranën, me të cilat Ministri i Jashtëm turk shoqëroi dhuratat parazgjedhore.

Cila është pra arsyeja e ndalesës së shkurtët të liderit shqiptar në Athinë?

Është fakt që axhenda në marrëdhëniet dypalëshe mbetet e pasur dhe e hapur, me çështjen e parë dhe të vazhdueshme është marrëveshja gojore e të dy palëve për të referuar përcaktimin e Zonave të Detit Jon midis Greqisë dhe Shqipërisë në Tribunalin e Hagës. Sidoqoftë, asnjë zhvillim i menjëhershëm nuk parashikohet para zgjedhjeve shqiptare në prill, diçka që është theksuar nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias.

Të lidhur pas karrocës së Erdoganit

Nën kryeministrin Rama dhe ndërsa Erdogan shpall vizionin e tij për një “Atdhe të Kaltër”, i cili përfshin Ballkanin, Shqipëria është gjithnjë e më e lidhur me karrocën e ndikimit turk, po islamizohet, me fjalë të tjera po turqizohet  me një ritëm të shpejtë. Në prani të Ramës, gjatë një vizite në Tiranë, Erdogan nuk hezitoi të pretendonte se “bregu i Adriatikut të Shqipërisë është kufiri perëndimor i Turqisë neo-Osmane”.

Në rastin e Shqipërisë së Ramës, megjithatë, vërehet paradoksi, ndërsa vendi është në hollin e BE-së duke pritur që kudo që të shkojë, dhe me 90% të popullsisë që dëshirojnë të bashkohen me strukturat evropiane, udhëheqja e saj do të përpiqet ta kthejë atë në një “komplot” turk në Ballkan, dhe kjo shqetëson evropianët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat