Kreu i KQZ- Ardi Veliut: Priten zgjedhje me klimë mjaft konfliktuale, detyra jonë është…

Shqipëria

Kreu i KQZ- Ardi Veliut: Priten zgjedhje me klimë mjaft konfliktuale, detyra jonë është…

Më: 26 janar 2021 Në ora: 13:37
Ardi Veliu

Ka nisur sot procesi i trajnimeve për punonjësit e Policisë mbi detyrat dhe rolin gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi gjatë bisedës me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu tha se këto dy institucione duhet të tregojnë profesionalizëm dhe përgjegjshmëri që të mos u lënë asnjë shkak apo preteks për kontenstim palëve, ndonëse u shpreh i sigurt që ata që do t’i humbin zgjedhjet nuk do ta gjejnë fajin te vetja.

“Besoj që jemi të ndërgjegjshëm që këto zgjedhje do të zhvillohen, të paktën deri më tani kështu duket, në një klimë mjaft konfliktuale politike, si për KQZ dhe Policinë e Shtetit, angazhimi i këtyre dy strukturave kërkon përgjegjshmëri, profesionalizëm për të mos u lënë jo vetëm shkaqe por as edhe preteks, secilës prej palëve politike. Unë personalisht nuk ushqej ndonjë iluzion, jam i sigurt që ai do t’i humbasi këto zgjedhje, fajtorin do ta gjejë jot e vetja, por te KQZ, Policia. Por është e rëndësishme që ne të bëjmë detyrën tonë, dhe opinioni publik do ta ndajë se kush ka berë çfarë dhe si”, tha Celibashi.

“Ne mendojmë që veprimtaria e Policisë së shtetit duhet të karakterizohet nga neutraliteti dhe mosndërhyrja. Ajo duhet të qëndrojë e paanshme. Të sigurojë trajtim të barabartë dhe mos diskriminues. Veprimtaria e Policisë së Shtetit duhet të karakterizohet nga proporcionaliteti. Veprimtaria të karakterizohet nga transparenca. Duhet të karakterizohet nga përgjegjshmëria. Karakteristikë duhet të jetë besimi i publikut, të mbrojë të drejtat e njeriut, të zbatojë legjislacionin dhe rregulloret.

Të veprojnë menjëherë për të parandaluar ose ndaluar ndonjë veprim të dëmshëm. Të gjitha palët e kanë pranuar që Policia e Shtetit është një strukturë që garanton siguri për qytetarët. Këto ndryshime (në Kodin Zgjedhor) lidhen jo vetëm me veprime të shtuara gjatë periudhës së zgjedhjeve, por 4 muaj para zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor përcakton disa obligime lidhur me raportimet, duke filluar nga drejtori i Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit duhet të ketë një qasje sa me profesionale në lidhje me procesin zgjedhor”, u shpreh më herët kreu i KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat