Operacioni ‘Tragjasi’/ Në kërkim për drogë, arrestohet 54-vjeçari nga Tirana

Shqipëria

Operacioni ‘Tragjasi’/ Në kërkim për drogë, arrestohet 54-vjeçari nga Tirana

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:58
Ilustrim

Një person është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar ‘Tragjasi’ në Vlorë, ku u kapën edhe dy shtetas të tjerë pas sekuestrimit të 53 lëndë kanabisi.

Burime policore bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet T. T., banues në Tiranë.

54-vjeçari në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, ka kultivuar bimë të dyshuara kannabis sativa në disa parcela, në fshatin Tragjas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat