Kushtetuesja jep sot vendimin e parë: Hedh poshtë kërkesën e disa gjyqtarëve

Shqipëria

Kushtetuesja jep sot vendimin e parë: Hedh poshtë kërkesën e disa gjyqtarëve

Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:14
Ilustrim

Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin e parë pas bërjes funksionale në fund të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit zyrtar, Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së gjyqtarëve për Kodin e Procedurës Penale.

Kështu ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhomë këshillimi me një gjyqtar, pra në shkallë të parë.

Seanca shqyrtoi kërkesën e gjyqtarëve për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017. Gjykata vendosi mospranimin e kërkesës. Kështu që ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhome këshillimi me një gjyqtar, pra në shkallë të parë.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr.99/2016″, thuhet në vendimin Kushtetueses.

Prej 2017 kodi i procedurës penale i ndryshuar parashikon se ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhomë këshillimi me një gjyqtar. Kjo është ankimuar nga gjyqtarët penalistë të Tiranës. Pas shqyrtimit, gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzonte kërkesën e tyre duke mos e ndryshuar Kodin e Procedurës penale për gjykimet në mungesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat