Hajdari tregon arsyen pse ka zgjedhur Elbasanin për të kandiduar: Synoj 30-50 mijë vota, jam e sigurt

Shqipëria

Hajdari tregon arsyen pse ka zgjedhur Elbasanin për të kandiduar: Synoj 30-50 mijë vota, jam e sigurt

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:41
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari, ka shpallur pak ditë më parë kandidaturën e saj në Elbasan.

E ftuar në Dita Jonë ajo tregoi se pse ka zgjedhur këtë qytet dhe synimi i saj sa vota do të marrë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Qarku i Elbasanit përfshin edhe Librazhdin. Unë jam mbesë Librazhdi nga mamaja, kam lidhje.

Arsyeja kryesore që e kam zgjedhur Elbasanin, ky qytet është vetëm 20 minuta larg Tiranës, është shumë i rëndësishëm dhe ka një popullsi të madhe, e cila është punëtore.

Elbasani është një qytet me shumë kulturë dhe të mos damkoset si një qytet që ka problematika me krimin e organizuar. Unë dua të rikthej vlerat e Elbasanit”.

Më tej, Hajdari bëri të ditur edhe synimet e saj në zgjedhje. “Unë synoj 30-50 mijë vota në qarkun e Elbasanit. Jam e sigurt që do t’i marrim këto vota”, u shpreh Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat