Nis puna për zgjedhjet e 25 prillit/ Konstituohen 34 KZAZ-të e para, Celibashi dhe Pelinku takojnë ODIHR

Shqipëria

Nis puna për zgjedhjet e 25 prillit/ Konstituohen 34 KZAZ-të e para, Celibashi dhe Pelinku takojnë ODIHR

Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:12
Ilustrim

KQZ ka konstituar 34 KZAZ-të e para, të cilat do të merren me administrimin zgjedhor për parlamentaret e ardhshme. Ndërsa komisioneri shtetëror dhe nënkomisioneri kanë takuar delegacionin e ODIHR për të diskutuar për teknologjinë në zgjedhje dhe votën e emigrantëve.

88 ditë para parlamentareve të 25 prillit, KQZ ka nisur dorëzimin e materialet zgjedhore për 34 KZAZ-të e para të konstituara.

Komisionerët e KZAZ nr 38, e vendosur në ambjentet e Shkollës së Kuqe në kryeqytet zgjodhwn kryetarin, i cili i takon PS, nënnkryetari PD si dhe sekretarin.

Pas mungesës në zgjedhjet e 2019, opozita është rikthyer me praninë e komisonerëve të saj në KZAZ, por pavarësisht klimës politike, procesi në këtë njësi shkoi pa debate mes PD dhe PS.

Konstituimi i plotë 92 KZAZ-ve në të gjithë Shqipërinë do të zgjasë deri me 29 janar, të cilët do të merren me administrimin zgjedhor të 25 prillit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe Nënkomisionerja Lealba Pelinku gjatë takimit me delegacionin e ODIHR diksutuan për përdorimin i teknologjisë, votën shqiptarëve me banim jashtë vendit, financimi i partive politike si dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale e të tjerë.

Për identifikimin biometrik, KQZ ka kërkuar nga qeveria shqiptare alokimin e pjesës së mbetur të fundit për kompaninë fituese  SMARTMATIC.

Ndërsa përsa i votimin dhe numërimit elektronik për 20% të zgjedhësve mund të shkojë sërish drejt dështimit, pasi PS dhe PD nuk kanë rënë ende dakord për zonat zgjedhore se ku do të pilotohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat