Zbardhen përgjimet/ Kreu i Kadastrës në Berat dhe punonjësja jepnin legalizime në këmbim të parave

Shqipëria

Zbardhen përgjimet/ Kreu i Kadastrës në Berat dhe punonjësja jepnin legalizime në këmbim të parave

Më: 29 janar 2021 Në ora: 17:21
Ervin Nelaj

Detaje të reja janë zardhur nga dosja e SPAK për arrestimin e kreut të Kadastrës Shtetërore në Berat, Ervin Nelaj, i cili ra në pranga për korrupsion pasiv, pasi jepte leje legalizimi në këmbim të parave.

Nga një përgjim i zbardhur, i siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, rezulton një bisedë që tregon se si Ervin Nelaj së bashku me një punonjëse merrte dosjet përkatëse dhe në këmbim të parave jepte lejet për personat që i jepnin këto para.

Ai i kërkon disa dosje punonjëses, ndërkohë ajo i thotë se nuk mundet më të vijojë. Duket se në listë janë disa dosje, por një prej tyre që i përket një personi me emrin Ledo.

Nga ana tjetër drejtori i Kadastrës, i kërkon punonjëses që mos i mbajë lekët vetë sepse i prish, por t’i mbajë në sirtar.

BISEDA E ZBARDHUR NGA DOSJA E SPAK

Ervini: Hajde

Punonjësja: Të kujt, aman se sma mban më

Ervini: 60, 65, 70, 75…

Punonjësja: Të kujt? Të voglin ça e ka ai, Dallavenin? Kujt të vogël mo?

Ervini: Po ai që thoshe ti që është afër…

Punonjësja: Diskaniti? Po dale se Diskaniti s’është bërë akoma

Ervini: Po ça e ke këtë Diskan?

Punonjësja: Akoma dhe Diskani është shkëmb. Jo Ledon, prit njëherë për Diskanin

Ervini: Ça ti bësh Diskanit?

Punonjësja: Se Elda tha se unë e kam parë tek noterja, nuk është ashtu fare

Ervini: Mir na mbaji këto se mos i prish unë

Punonjësja: Ti prish unë

Ervini: Unë i prish

Punonjësja: Lëri njëçik tek sirtari se vij i marr më vonë që do marr ndonjë

Ervini: Këtu tek sirtari janë, tek sirtari i parë

Punonjësja: E se vij unë tani për dy sekonda me ndonjë dosje

Ervini: Dosje, na mo dosjen ku i ke çu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat