Ministria e Brendshme jep njoftimin e rëndësishëm për ata që ju ka skaduar karta e ID

Shqipëria

Ministria e Brendshme jep njoftimin e rëndësishëm për ata që ju ka skaduar karta e ID

Më: 29 janar 2021 Në ora: 22:55
Ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe gjatë ditës së shtunë.

MB i bën thirrje qytetarëve që i ka përfunduar afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit të kryejnë procedurat për rinovimin e saj.

“Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta janë të hapura edhe nesër, datë 30 janar 2021.

MB fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

Gjithashtu njoftojmë qytetarët që kanë aplikuar përgjatë vitit 2019 dhe 2020 dhe nuk kanë mundur të tërheqin ID kartat, të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, pasi afati për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre është shtyrë deri në fund të prillit 2021″, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat