Rudina Hajdari përballet me lajmet e gafave, nxehet në studio: Media Malinje!

Shqipëria

Rudina Hajdari përballet me lajmet e gafave, nxehet në studio: Media Malinje!

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:07
Rudina Hajdari

Politikania e njohur Rudina Hajdari ka qenë e ftuar në episodin e radhës të EXPULS në ekranin e RTV Ora, nga Ronaldo Sharka.

Moderatori Ronaldo Sharka prezantoi në ekranin gjigand të studios disa foto lajmesh, të cilat rastistën nga portali dosja.al, teksa flisnim për gafat e Rudinës, por një artikull prej tyre acaroi Rudinën:

Ronaldo Sharka: Gafa/ Rudina Hajdari… etj etj…. kalojmë tek një foto tjetër!

Rudina Hajdari: Jo jo, kalojmë aty! Pse? Mos u komplekso ti, mirë unë! Unë nuk kompleksohem, kalo prap aty.

Ronaldo Sharka: Ok Sara, kthehemi tek foto e parë! Rudina Hajdari quan mikun bisejsual. E entuziazmuar, ndaj me ndjekesit lajmin, gabimi në tekst, e ndryshon në pak sekonda.

Rudina Hajdari: Tani, këtu ka media malinje. Malinje! Këto janë media malinje! Pse do thuash ti? Sepse në momentin që unë e vura ketë ne Tëitter, ishte për punë sekondash. Ketu po panë diçka, turren të gjithë. Dhe çka ndodhi këtu… Eshtë që në telefon, siç e dini të gjithë ka në mënyrë automatike, plotësohet mjë fjalë. Auto correct. Ishtë bisedë, dhe e beri në mënyrë automatikë bisexual. Ajo duket dhe është, nuk ka nevojë për mend të mëdha, nai llogjikë të madhe shkenctare për të parë që ka qenë një auto correct i celularit. Ata media që e knë bërë këtë, e kanë bërë me keq dashakeqsi qe kanë ndaj meje. Shumica e këtyre janë media, të tipit hajde eleminojmë ata qe janë te rinj.

Ronaldo Sharka: Dosja.al është kjo.

Më tej, Rudina Hajdari sqaroi e gafën e famshmë, kur tha se në vitin 1990, ishte 3 vjec: “Kjo për shembull është pak për të qesh. Ka ca gjëra që jnë për të qeshur. Dhe nga që jam mesuar duke thënë politika 30 vjeçare, kjo më bëri pastaj të harroj dhe moshëm time, kështu që s’ka nëi gjë të keqe”, u shpreh Rudina Hajdari.

E pyetur nga moderatori nësë e shqetëson fakti qe bëhet hit në rrjet, Hajdari shpreh: “Po të mos merrej rrjeti me mua, do të ishte më keq akoma”– përfundon ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat