“Verifikojmë, pastaj flasim”, Michael Gahler tregon se nga informohet Brukseli për zhvillimet në Shqipëri

Shqipëria

“Verifikojmë, pastaj flasim”, Michael Gahler tregon se nga informohet Brukseli për zhvillimet në Shqipëri

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:31
Michael Gahler

Është diskutuar jo pak se nga i merr Bruskeli zyrtar informacionet rreth zhvillimeve të Shqipërisë për shkak edhe të qëndrimeve mbi situata të ndryshme.

Michael Gahler, Koordinatori i PE për Çështjet e Jashtme, në një intervistë ekskluzive për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, renditi burimet ku ata bazohen.

Gahler u kujdes të nënvizonte se BE kritikon sa herë sheh një problem lidhur demokracinë dhe funksionimin e shtetit pa marrë parasysh se cila parti është  në qeveri.

Michael Gahler: Ka shumë burime për informacionet në Shqipëri, në fillim janë burimet zyrtare që vijnë nga qeveria, gjithashtu informacionet që vijnë nga shoqëria civile, opozita, media, nga institucione të ndryshme si Komisioni i Venecias, kemi  një institucion tjetër në Bruksel, unë gjithashtu kam marrëdhënie me politikanë të ndryshëm që shërbejnë në Shqipëri dhe interneti është plot me gjëra interesante që nuk janë gjithmonë të vërteta por tregojnë një shumëllojshmëri informacioni të parë nga disa këndvështrime, gjëra të rëndësishme që mund të merren dhe duhet verifikuar 2-3 herë. Është kjo larmishmëri burimesh që na ofrohet ne dhe për të cilat mund të krijojmë një opinion bazuar mbi to. Kjo nuk është e lehtë, gjithmonë verifikojmë diçka para se të flasim për të. Kjo bëhet për bashkëpunimin më të mirë me Shqipërinë, pavarësisht partisë që është në pushtet apo opozitë, kritikat do të jenë të njëjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat