U kthye nga Barcelona pa zemër, e motra e Saimir Sulës dalloi të çarën në trup kur do ta varrosnin

Shqipëria

U kthye nga Barcelona pa zemër, e motra e Saimir Sulës dalloi të çarën në trup kur do ta varrosnin

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 13:15
Saimir Sula

Saimir Sula, 33 vjeç, shkoi në Barcelonë te e motra në maj të vitit të kaluar, por atje u shtrua në spital dhe humbi jetën nga rrethana që edhe sot janë të paqarta.

Prokuroria e Tiranës ka nisur për rastin, për “shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore”. Kjo pasi 33-vjeçari shqiptar ishte shtruar në një spital në Spanjë për Covid-19, por më pas ndërroi jetë nga rrethana ende të panjohura. Në 9 maj ai u deklarua i vdekur dhe familjarët morën trupin.

Kur Saimir Sula do të dërgohej në banesën e fundit, ka qenë motra e tij ajo që ka konstatuar se në trupin e të vëllait mungonte zemra. Ajo ka bërë kallëzim në polici dhe mëenjëherë Prokuroria ka nisur hetimet.

33-vjeçari shqiptar Saimir Sula i cili u nis për në Spanjë për mjekim dhe u kthye pa zemër në Tiranë i ka kërkuar ndihmë të motrës nga spitali në Barcelonë.

Në dosjen hetimore zbulohet se ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si “Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes”.

“Në trupin e kufomës Saimir Sula, në kqyrjen e jashtme përveç prerjeve autoptike dhe ndryshimeve pas vdekjes, nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna. Nga kqyrja e brendshme e organeve dhe të dhënave mikroskopike nga ana jonë u konstatuan bronkopneumoni sero-deskuamative dhe hepatit koronik persistent. Autolizë e organeve dhe mungesë të organit jetësor, zemrës”, thuhet në raportin e mjekëve në Tiranë.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit nuk është lejuar të shihet nga të afërmit në ambjentet e spitalit spanjoll, por anëtarët e familjes kanë vënë re në Shqipëri se djali i tyre Saimir Sula, kishte një të çarë në pjesën e zemrës.

Të afërmit kanë dyshuar se gjatë mjekimit në Barcelonë, të riut i është marrë zemra në rrethana dhe arsye të paqarta. Kështu familja Sula, ka pezulluar për disa ditë zhvillimin e ceremonisë së varrimit, duke depozituar një kallëzim penal në polici, për mungesën e zemrës së Saimirit. 

Në këtë hetim Prokuroria e Tiranës po kërkon ndihmën e autoriteteve spanjolle për të zbardhur arsyet e mungesës së zemrës në trupin e Saimir Sulës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat