Kombinat, Këlliçi në familjen e Ardit Gjoklaj: Sa të kem frymë do kërkoj drejtësi

Shqipëria

Kombinat, Këlliçi në familjen e Ardit Gjoklaj: Sa të kem frymë do kërkoj drejtësi

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:19
Belind Këlliçi

Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi është emëruar nga kreu demokrat, Lulzim Basha, si i deleguar politik në zonën e Kombinatit, Tiranë.

Me një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se e ka nisur ditën e parë të punës në këtë zonë në një takim me familjen e Ardit Gjoklajt, adoleshentit që u vra në Sharrë.

Për këtë krim, opozita dhe PD ka akuzuar gjithmonë Erion Veliajn.

Këlliçi shkruan se nuk do të ndalojë kurrë së kërkuari drejtësi.

Reagimi i plotë

Po e nis ditën e parë të punës në familjen e Ardit Gjoklaj në Kombinat.

Arditi i mitur humbi jetën, sepse me punën e tij të ndershme, kërkonte të fitonte të ardhura për të siguruar librat e shkollës. Ai si gjithë të rinjtë kishte shumë ëndrra, që ju prenë në mes nga babëzia dhe korrupsioni i kryebashkiakut Erjon Veliaj. Nuk bëhet drejtësi për Arditin e ndjerë, kur Veliaj drekon me prokurorin e çështjes.

Drejtësia për Arditin është gjithashtu detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t'u arsimuar.

Falënderoj familjen Gjoklaj që më pritën në shtëpinë e tyre! Sa të kem frymë, do të kërkoj drejtësi për Arditin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat