Arsimi në pandemi, Mehmeti: Testet duhen bërë nga specialiste në varësi të dijeve që janë marrë

Shqipëria

Arsimi në pandemi, Mehmeti: Testet duhen bërë nga specialiste në varësi të dijeve që janë marrë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:21
Ndriçim Mehmeti

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, ka shprehur rezervat e tij në lidhje me menaxhimin e arsimit në kohën e pandemisë.

Mehmeti ka thënë se ministrja e Arsimit Evis Kushi në daljen e sotme nuk ka informuar nxënësit, por e ka përdorur kohën për fushatë, ndërkohë që ka shtuar se provimet e maturës duhen zhvilluar nga specialistë.

Mehmeti: Kudo në botë gjimnazisti e di që në vit të parë se çdo bëhet, nuk e mëson 3 muaj para. Unë nuk kuptova asgjë. Nuk shërben për asgjë dhe është në kuadrin e fushatës. Po bën fushatë me një gjë që s’duhet. Unë prisja që zonja Kushi të pyeste a kishin tableta apo jo, çfarë vështirësish kanë pasur, sa prej nxënësve kanë mundur të hyjnë në platformën akademia.al që  njëherë punon dhe tre herë nuk punon. Duhet të kishte dhënë një llogaridhënie për shkatërrimin e shkollave, llogaridhënie për mosngrohien e shkollave, ndonëse nuk i takon asaj se 6 muaj ka, por ka qenë pjesë e asaj force politike. Ka përgjegjësi të mëdha në shkatërrimin që i është bërë arsimit dhe denigrimit të mësuesit.

Publikut i intereson një gjë e re, ndërsa këto janë gjëra që janë vjetruar.  Prapë do të ketë pyetje me zhvillim, pyetje me alternativa. Çështja është që struktura e testit është e zgjidhur. Përmbajtja e testit është një çështje tjetër. Kjo gjë nuk diskutohet me maturantët, por me hartuesit e testit, me specialistët që marrin vesh nga kjo punë për të bërë një test që përshtatet me njohuritë që kanë marrë. Pyetet mësuesi se ku kanë mangësi nxënësit dhe çfarë mund të bëhet që këto mangësi të mos dalin në pah, sepse nuk është faji i tyre. Ata të testohen për njohuritë që kanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat