Vota e emigrantëve/ Celibashi: Vetëm 854 shqiptarë deklaruan vendbanimin jashtë Shqipërisë

Shqipëria

Vota e emigrantëve/ Celibashi: Vetëm 854 shqiptarë deklaruan vendbanimin jashtë Shqipërisë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 00:12
Ilirjan Celibash

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi foli për votën e emigrantëve. I ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, ai deklaroi se KQZ-ja ka si detyrim për të garantuar votimin vetëm për 854 shqiptarë që kanë deklaruar vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Shqipërisë.

Ai tha koha është e cunguar që kjo gjë të arrihet në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër të tjera ai theksoi se ndyrshimet në Kodin Zgjedhor nuk kanë sjellë në përmirësimin e kësaj problematike.

“Ne kemi një qasje për të kërkuar konsensus të gjithë partive politike, jo për t’i kthyer reso për ringritjen e KQZ-së. Ne deri këtu shkojmë. Por duam që të shkojmë në një proces zgjedhor me një konsensus të plotë me rregullat që KQZ-ja po përpiqet të përshtasë, pa cënuar aspak interesin e votuesit shqiptar. Në këtë kuadër edhe qasja e KQZ-së në lidhje me projektin e votës së emigrantëve, për të pasur konsensusin e të gjitha palëve është në këtë pikë. Nuk është se Kodi Zgjedhor ka zgjidhur ndonjë gjë në lidhje me këtë çështje, u ka garantuar të drejtën që xha ka qenë e garantuar në kushtetutë. Është një gjë tejet e komplikuar nga pikëpamja e kohës. Ne zyrtarisht sot kemi jo më shumë 854 shqiptar me vendbanim të përhershëm jashtë Shqipërisë. KQZ duhet të hartojë votimin për këto emigrantë. Për ligjin shqiptar qytetarë që kanë vendbanim jashtë territorit të Shqipërisë në mënyrë të përhershme janë vetëm 854 vetë. Këtë duhet ta bënin të gjitha qeveritë, por edhe vetë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Deri më sot ne kemi vetëm 854 qytetarë shqiptarë dhe ne po krijojmë mekanizmin se si të votojmë. As për këta nuk është e garantuar seti se si do të votohen. Janë regjistruar nga viti 2016-të e në vazhdim. Për KQZ-në lind detyrimi që t’i krijojë mundësinë për të votuar të gjithë personave që kanë deklaruar vendbanimin e përhershëm jashtë Shqipërisë. Kjo duhet deklaruar dhe certifikuar si gjë. Këtë e thotë ligji”, tha Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat