Bushati lëshon alarmin SOS nga Nënshkodra: Kryeministër, çfarë duhet të ndodhë më shumë që të ktheni sytë këtej?

Shqipëria

Bushati lëshon alarmin SOS nga Nënshkodra: Kryeministër, çfarë duhet të ndodhë më shumë që të ktheni sytë këtej?

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:46
Foto

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, dhe drejtues politik i kësaj partie për qarkun e Shkodrës ka reaguar sërish lidhur me situatën e vështirë në zonën e Nënshkodrës, fillimisht nga përmbytjet dhe tashmë edhe nga bora.

Në një postim në facebook, ai pyet kryeministrin  se çfarë duhet tu ndodhë më banorëve të kësaj zone që ai të kthejë sytë prej tyre.

Bushati: Pse heshtni z. Kryeministër?!Duke mos mjaftuar fakti që zona e Nënshkodrës ka 38 ditë që zgjohet dhe fle në ujë, situatën ditën e sotme e ka rënduar më shumë edhe fillimi i reshjeve të dëborës.Çfare duhet të ndodhë më tepër që të ktheni sytë dhe vëmendjen tuaj nga Nënshkodra?!Ju rikujtoj se Shkodra vazhdon të jetë pjesë e Republikës së Shqipërisë, e si rredhojë nën përgjegjësinë tuaj totale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat