‘Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë’, policia e Kakavijës: Shmangni udhëtimet

Shqipëria

‘Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë’, policia e Kakavijës: Shmangni udhëtimet

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër deklaron se ditën e sotme autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Ndalimi i qarkulimit do të bëhet për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zinxhirë.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat