Monika Kryemadhi uron të bijën për ditëlindje: Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat!

Shqipëria

Monika Kryemadhi uron të bijën për ditëlindje: Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat!

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 10:27
Monika Kryemadhi dhe Era

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka uruar përmes një postimi në “Instagram” ditëlindjen vajzës së vogël Erës.

“Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë shumë dhe të uroj mami edhe 100 vite të tjera”, shkruan Kryemadhi.

“Më fal shumë për vonesën e mesazhit por rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore”, shton ajo.

Postimi i plotë

Era ime! Ky vit filloi me vështirësi të madhe për punën time dhe ndonjëherë më bën mua të pavëmendshme për gjëra shumë të rëndësishme, për ty Era ime. Por nuk mund ta filloja ditën sot sepse një gjë ishte në zemrën time që më shtrëngonte, dhe kuptova që mungesa e puthjes dhe përqafimit tënd ishte dhimbja më e madhe për mua.

Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë shumë dhe të uroj mami edhe 100 vite të tjera. Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat zemra ime.

Më fal shumë për vonesën e mesazhit por rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore. Të puth mami fort ERA ime që sjell kudo ndryshimin.
Të dua shumë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat